Prishtina e ka nisur aventurën evropiane për edicionin 2018/19 ku në raundin parakualifikues është përballur me skuadrën nga Gjibraltari, St Joseph’s.
Mbrëmë në barazimin 1:1 kundër St Joseph’s, te Prishtina ka debutuar edhe futbollisti i ri 18 vjeç, mesfushori i lindur në Therandë më 03.01.2001, Qendrim Zyba.
Zyba ishte transferuar nga Ballkani si talent në grupmoshën e U17, por gjatë vitit të kaluar kishte lëndime që nuk e lënin rahat dhe ndeshja e fundit që kishte zhvilluar ishte ajo me Kosovën U19 në një turne në Itali.
Megjithatë, tani është rikuperuar plotësisht dhe ka fituar besimin e shtabit teknik duke debutuar që në ndeshje ndërkombëtare duke e zëvendësuar Ergyn Ahmetin në minutën e 78-të.
“Talentit Zyba i dëshirojmë sa më pak lëndime, klubi pret jashtëzakonisht shumë nga i riu therandas i cili dita ditës është duke e shpaguar besimin që ka”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.