Lëvizja Vetëvendosje edhe një herë ka bërë të qartë se në zgjedhjet e 11 qershorit do të garojë e vetme.
Kryetari i kësaj lëvizje, Visa Ymeri dhe deputeti Glauk Konjufca kanë thënë se VV-ja mbetet alternativa e vetme për qytetarët e vendit, raporton Ekonomia Online.
Ata kanë mohuar mundësinë për të hyrë në koalicion me LDK-në, dhe për më tepër ata akuzuan rëndë këtë parti, por edhe partitë tjera, të cilat sipas tyre e tradhtuan elektoratin e tyre dhe nuk punuan mirë për vendin.
“Vetëvendosje ka bërë të gjitha përgatitjet të garoj e vetme. Edhe zajednica edhe demarkacioni ishin gabim, as nuk u zvogëlua papunësia as nuk u luftua krimi e korrupsioni. Programi ynë na bënë më të besueshmit. Për shkak të posteve iku LDK nga VLANI, njësojë edhe AAK e NISMA. Koalicionet e natës janë koalicione të panikut. VV me popullin do ti;a kthejnë dinjitetin vendit”, ka theksuar Ymeri.
Ymeri ka thënë se me LDK-në nuk do të bëjnë koalicion as pas zgjedhjeve.