A keni vënë re ndonjëherë sesa mrekullueshëm ndiheni pas një shëtitjeje të gjatë, apo qëndrimi në natyrë? Ndiheni më energjikë, më optimistë dhe më të relaksuar, më të fokusuar…
Shkenca ka gjetur se koha e kaluar në natyrë sjell një numër të madh të efekteve pozitive shëndetësore. Sipas David Strayer nga Universiteti i Jutas, një nga studiuesit e përfshirë në studime të tilla:
“Njerëzit kanë diskutuar përvojat e tyre të thella në natyrë për disa qindra vite të fundit – nga Thoreau në John Muir dhe shumë shkrimtarë të tjerë. Tani po shohim ndryshime në tru dhe ndryshime në trup që sugjerojnë se jemi fizikisht dhe mentalisht më të shëndetshëm kur ndërveprojmë me natyrën”.
Një përfitim shumë i rëndësishëm i natyrës është fuqia për të na bërë më të mirë dhe më të mëshirshëm ndaj të tjerëve.
Natyra mund të sjellë dhembshuri
Në një studim të vitit 2014 të publikuar në Gazetën e Psikologjisë Mjedisore, hulumtuesit në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley studiuan marrëdhënien mes kohës së kaluar në natyrë dhe tipareve të mirësisë njerëzore. Studiuesit kryen një seri eksperimentesh mbi këtë marrëdhënie. Studiuesit zbuluan se pjesëmarrësit të cilëve u janë shfaqur skena të natyrës para se të luanin lojra ishin më bujarë.
Koha në natyrë mund të të bëjë më të lumtur
Në një studim të vitit 2015 të botuar në revistën Landscape and Urban Planning, hulumtuesit e Universitetit Stanford kishin 60 pjesëmarrësqë ecnin ose nëpër një pyll ose përgjatë një rruge me katër korsi në qytet.
“Krahasuar me ecjen urbane, ecja e natyrës rezultoi me përfitime efektive (ulje ankthi dhe ruajtjen e ndikimit pozitiv) si dhe përfitimet njohëse (rritja e performancës së kujtesës)”.
Koha në natyrë mund t’ju bëjë të ndiheni më të relaksuar dhe më kreativ
Për një studim të vitit 2014 të publikuar në Gazetën e Psikologjisë Mjedisore, hulumtuesit zbuluan se pjesëmarrësit që ecnin për të paktën 20 minuta nëpër pyje kishin nivele më të larta të lehtësimit të stresit, sesa pjesëmarrësit të cilët ecnin nëpër një qendër të qytetit. Studiuesit thanë, “Rezultatet tregojnë se edhe vizitat afatshkurtra në zonat e natyrës kanë efekte pozitive në lehtësimin e perceptuar të stresit në krahasim me mjedisin urban”.