Në një intervistë për gazetën “Epoka e re” ai ka thënë se garanci për këtë është vullneti i anëtarëve dhe programi i PSD-së.
Sipas Kastratit, për një kohë të shkurtër PSD-ja do të konsolidohet fuqishëm në çdo degë në nivel vendi.
Duke folur për qeverisjen në Komunën e Kamenicës, Kastrati ka thënë se duke ndryshuar formën e funksionimit të brendshëm do të mundësojnë kursim më të madh të shpenzimeve të ashtuquajtura të luksit dhe riorientim të atyre mjeteve në fusha më të nevojshme për qytetarët.
“Jam ithtar i bashkëpunimit për programe e projekte në të mirë të qytetarëve dhe nuk operoj me inate në politikë. Pres një bashkëpunim të tillë edhe nga subjektet e tjera, sidomos nga Lëvizja Vetëvendosje”, ka thënë Kastrati.