Ikona e Manchester United, Ryan Giggs, ka sugjeruar që tifozët e klubit të përkrahin Jose Mourinhon.
Presioni është në kulm ndaj portugezit pas dy humbjeve rresht ndaj Brightonit dhe Tottenhamit.
Bosi i Chelseat ka kërkuar respekt për të në një konferencë për shtyp, e tash është legjenda e klubit që ka kërkuar përkrahje për portugezin.
"For the team to fight the way they did, with empathy, with solidarity and dignity to play together for Manchester United… one thing is clear: the team is united." #MUFC
— Manchester United (@ManUtd) August 27, 2018
“Mendoj nga unë si tifoz i pastër i Unitedit mund të këshilloj se është koha që tifozët të qëndrojnë së bashku, të qëndrojnë prapa klubit, të qëndrojnë prapa ekipit dhe prapa menaxherit. Të qëndrojnë prapa stafit drejtues”.
“Po flas duke folur si tifoz”.
“Mendoj se është kohë e vështirë për momentin, por ne kemi pasur kohëra të vështira edhe më parë dhe i kemi tejkaluar”.
“Unitedi ka ndeshje të vështirë në fundjavë. Është një ndeshje fantastike për ta larguar negativitetin përreth klubit”.
“Është një ndeshje e vështirë, por po flas si tifoz, shpresoj se do të tejkalojmë këtë moment. Jam i sigurt se do ta bëjmë këtë”.
“Unë do të mbaja paratë në xhep dhe nuk do të vija bast për shkarkimin e Mourinhos”, deklaroi Giggs.
Manchester United dhe Burnley takohen të dielën nga ora 17:00.