Qerim Kelmendi që u gjet i djegur në Pejë, ishte përmendur për vrasjet e pasluftës

Prishtinë | 27 Shk 2020 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Mesnatën në mes 26 dhe 27 shkurtit është gjetur i djegur në një veturë, ish-luftëtari i UÇK-së Qerim Kelmendi.

Emri i tij viteve të fundit ishte përmendur për vrasjet e pasluftës.

Shkumbin Mehmeti, dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, në një rrëfim  kishte akuzuar vëllezërit Qerim dhe Ibrahim Kelmendi për organizim të vrasjeve të pasluftës në Kosovë.

Mehmeti, që ka thënë se ishte anëtar i një grupi vrasësish, bashkë me vëllezërit Kelmendi, ka thënë se Kelmendët kanë urdhëruar vrasjen e deputetit të LDK-së, Smail Hajdarajt, dhe të Tahir Zemajt.

Dëshmitari ka thënë po ashtu se Kelmendët kanë ngakuar Florim Ejupin me detyrë për vrasjen e Xhavit Halitit, deputet i PDK-së – por se plani për vrasjen e tij ka ngecur.

Pas akuzave të Mehmetit, kishin reaguar  të dy vëllezërit Kelmendi.

Qerimii cili u vra mbërë i ka cilësuar akuzat “telenovelë”.

“Telenovela që po tjerret qe 10 vite ! E paska zbulue Makinën ne Avull !”, kishte shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook, duke komentuar akuzat e Mehmetit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme