Shoku tregon një histori kur Qerimi ia kishte kërkuar pasaportën, por s’ishte larguar nga Kosova

Prishtinë | 27 Shk 2020 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi sot është gjetur i vdekur dhe i djegur në veturën e tij. Për vrasjen e tij, familjarët e kanë drejtuar gishtin nga shërbimet sekrete serbe. Ndërkohë, shoku i tij, Ilir Canhasi ka ndarë një histori në Facebook, se si Qerimi ia kishte kërkuar pasaportën që të ikte nga Kosova.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Canhasi ka thënë se ai ishte ushtar në armatën jugosllave kur Qerimi ia kishte kërkuar pasaportën që të “ikte nga hienat që e ndjeknin nga pas”.

“Unë isha ushtar në armatën jugosllave kur ti Qerim kërkove pasaportën time të ikësh nga hienat që të ndjeknin pas. Unë dezertova dhe dola jashtë, por ti prapë ishe aty në banesën tonë në Prishtine , ti sa herë sulmoje pozicionet serbe bërë vizitë te prindërit e mi, aty ndiheshe i sigurt”, ka shkruar Canhasi.

Tutje, Canhasi ka thënë se kontributi i Qerimit për çlirimin e vendit do te mbahet mend edhe për gjeneratat e ardhshme.

Image may contain: 1 person, smiling, standing and hat
Image may contain: 1 person, beard
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme