Qeriqi: Deklarata e MF-së e pamatur

Prishtinë | 30 Sht 2016 | 13:59 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kanë protestuar sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, për vonesat e pensioneve të veteranëve. Kjo protestë është thirrur nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të prestarëve të UCK-së.

Edhe pas takimeve dy ditore që kanë pasur me zyrtarët qeveritarë për të diskutuar çështjen e pensioneve të veteranëve, këta të fundit janë të zhgënjyer, pasi që nuk ka pasur asnjë rezultat.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë zyrtarët e Ministrisë së Financave kanë dhënë deklaratë të pamatur, sipas të cilëve, Ligji për Skemat Sociale është pengesë për veteranët.

Kjo i ka mllefosur veteranët të cilët kanë organizuar protestën para Qeverisë.

“Po protestojmë për vonesat e pensioneve të veteranëve që po u bënë Qeveria, të cilat i kanë të garantuara me ligj, dhe disa padrejtësi që u janë bërë familjeve të dëshmorëve, përkatësisht ish-pjesëtarëve të TMK-së dhe FSK-së të cilët janë në pension”.

“Ne kemi pasur dy takime me zyrtarë të Qeverisë të cilët janë deklaruar se është Ligji për Skemat Sociale, i cili është pengesë për këtë kategori”.

“Po ashtu, janë zotuar se mjetet janë për veteranët e luftës, por janë bërë disa vonesa. Megjithatë u vërtetua nga ana e ministrit të Financave se ky fond për këtë kategori është zero”.

“Kjo deklaratë është e pamatur e tyre gjatë takimit që kemi pasur dhe nuk jemi pajtuar me ta dhe për këtë kemi organizuar protesta. Kemi qenë të vetëdijshëm se situata është e tillë…”, ka thënë Qeriqi për Ekonomia Online.

Ai ka theksuar se do të vazhdojnë me protesta deri në realizimin e kërkesave ligjore të kësaj kategorie.

Ndërsa për protestën e ardhshme ai nuk ka cekur datën se kur do të mbahet, por ka thënë se “do t’u njoftojmë me kohë”.

 

 

Të ngjashme