Qershori fillon me mot të nxehtë, në fundjavë shi

Prishtinë | 01 Qer 2018 | 09:10 | Nga

Temperaturat e ajrit mbesin mbi vlera mesatare, edhe pse do të pësojnë një rënie të lehtë. Minimalet do të sillen nga 12 deri në 14 gradë celsius, e ato maksimale nga 25 deri në 29 gradë celsius.

1.06 – Mot i nxehtë, kryesisht me diell.

2.06-3.06 – Të shtunën paradite kryesisht me diell, gjatë ditës vransirat do të shtohen, e më vonë priten zhvillime të shtrëngatave me shi. Ditën e diel, mot pjesërisht i vranët, e pasdite me shtrëngata të shpërndara me shi.

4.06 – Mot pjesërisht i vranët, e pasdite me zhvillime të shtrëngatave me shi.

5.06 – Mot kryesisht me vranësira. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave me shi.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë nga krahu jugor 1-4m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet rreth vlerave normale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme