Situata pranë objektit të Qeverisë së Kosovës është qetësuar, ndërsa aktualisht nuk raportohet për një numër të madh protestuesish në atë pjesë, raporton Ekonomia Online.
Në anën tjetër, tensionet vazhdojnë të jenë të pranishme në hyrje të Kuvendit të Kosovës, ku protestuesit kanë bllokuar hyrjet dhe daljet dhe kërkojnë votimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.