Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për zgjedhjen e anëtarëve të ri të bordit të përkohshëm të ndërmarrjeve publike Trepça, Infrakos dhe Posta e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit Blerim Kuçi ka shtuar se emërimi bëhet pas skadimit të mandatit të bordit të përkohshëm.
Ai ka shtuar se te ndërmarrja publike Infrakos është paraparë një anëtarë i komunitetit serb.
“Mbi bazën ligjore propozoj për këtë vendim që të miratohet. Emërimi bëhet pas skadimit të bordit të përkohshëm të kësaj ndërmarrje. Me ligjin për ndërmarrje publike ato e kanë numrin e kufizuar sepse janë 4 anëtarë ndërsa i pesti është kryeshefi dhe mundësia për ta zgjeruar më shumë nuk është e mundshme. Te INFRAKOS e kemi parë një anëtarë prej komunitetit serb”, tha ministri Kuçi
Për Bordin e Trepçës, janë votuar Sylejman Hyseni kryesues, kurse anëtarë: Shyqiri Sadiku, Esat Peci, Safet Sadiku dhe anëtari tjetër vjen nga punëtorët.
Në Postën e Kosovës janë emëruar Leonard Shabani kryesues, anëtarë Fadil Aliu, Elda Maloku dhe Ujkan Kamberi.
E Infrakosi do të udhëhiqet nga: Kryesues Brahim Selimaj, anëtarë Sehat Thaçi, Avni Kajdomqaj dhe Sanjja Llozaroviq.