Qeveri konfuze dhe e mjegullt

Prishtinë | 08 Maj 2023 | 19:39 | Nga Sibel Halimi

Strategjia e kësaj qeverie është jo vetëm e vonshme, por ka filluar t’i konstatojë veprimet e vonuara të vetvetes.

Pas pasojave, gjithmonë e krijojnë një gjendje tjetër – një realitet paralel – e që realisht kurrë nuk është kontinuiteti i asaj çfarë bëjnë.

Fillimisht, të kënaqur me përfshirjen e vetmenaxhimit në Marrëveshjen e Ohrit, madje deri në glorifikim të saj, pastaj shkarkuan ekipin “vetmenaxhues” duke e projektuar si të dështuar.

Rrjedhimisht, në mungesë të një fajtori kujdestar, të brendshme, ndezin turbo-makineritë kërkuese për fajtorë të tjerë, përjashtë.

Kësaj radhe qenkan vendet e BE-së fajtore.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës konstaton se blloku i vendeve evropiane sikur po synuaka ta rrënojë shtetin kosovar duke kërcënuar me largim nga dialogu!?

Ndonëse, si gjithmonë nuk e thotë kah do t’ia mbajë pastaj.

Të ngjashme