Qeveria arkëtoi 200 milionë euro më pak sesa planifikoi

Prishtinë | 11 Shk 2017 | 08:31 | Nga

Qeveria e Kosovës ka ditur të shpenzojë për paga e mëditje gjithë buxhetin e planifikuar për vitin e shkuar, shembull të cilin nuk e ka demonstruar edhe në raport me mbledhjen e mjeteve që i kishte planifikuar.

Gati 200 milionë euro më pak ka arkëtuar sesa parashihte buxheti vjetor, shkruan sot Koha Ditore.

Ky dështim është evidencuar në raportin vjetor financiar të Qeverisë, një kopje të të cilit e ka siguruar gazeta të premten.

Ky është një raport preliminar. Thesari i Kosovës është në proces të përgatitjes së pasqyrave financiare finale për vitin 2016, dhe Qeveria ka parashikuar që gjatë këtij procesi të ketë mundësi që disa vlerësime të shprehura në raport të korrigjohen, por nuk ka shprehur pritjen që të kenë ndikim material në raportin final.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme