Në mbledhjen e sotme, Qeveria ka miratuar vendimin për autorizimin e kompanisë amerikane “Patton Boggs” që të përfaqësoj Kosovën në kontestin me kompaninë AXOS kapital GMBH, në Tribunalin Ndërkombëtarë të Arbitrazhit.
Kryeministri, Ramush Haradinaj, tha se Kosova nuk duhet të lejojë të marrë goditje të madhe financiare sa i përket kësaj çështjeje.
Sipas Haradinaj ky kontekst ligjor e kanë gjetur në tavolinë dhe kanë shumë pak mundësi që të gjejnë një zgjidhje.
Haradinaj ka thënë se kjo kompani do të ndihmojë Kosovën në përfaqësimin e saj me mundësi që të arrijnë negociata me kompaninë “Axos” për padinë që ka ngritur kjo kompani ndaj privatizimit të Postës së Kosovës.
“Ia kemi besuar kompanisë ‘Patton Boggs’ përfaqësimin tonë. Është dashur t’ia japim dikujt autorizimin dhe ta trajtojë këtë punë dhe jo veç kur të na vijë lajmi një ditë, që mundet me qenë i rëndë për neve dhe qytetarët e vendit”.
“Ne e kemi gjetur këtë temë në tavolinë. Mundësi kemi shumë pak. Mundemi fare mos me u marrë me të, me thanë se nuk është e kësaj Qeverie. Kur të na vjen dënimi s’mundemi me i ikë”.
Kompania ‘Axoc” ka paditur Qeverinë për arsye se nuk e ka zbatuar kontratën për privatizimin e Postë Telekomit të Kosovës, të cilën e kishte fituar kjo kompani në vitin 2013.