Qeveria dënon sulmin ndaj RTK-së

Prishtinë | 23 Gus 2016 | 11:03 | Nga

Qeveria e Kosovës, përmes një njoftimi për media, dënon ashpër sulmin me mjet shpërthyes ndaj Radio Televizionit të Kosovës (RTK), të kryer mbrëmë në rrethana ende të pasqaruara.

Në një njoftim për media, thuhet se Qeveria e Kosovës konsideron se ky është sulm ndaj fjalës së lirë dhe ndaj të gjitha mediave në Kosovë.

Nga Qeveria, ftojnë organet kompetente shtetërore që të zbardhin këtë rast dhe të vënë para drejtësisë kryesit dhe nxitësit e këtij akti.

“Qeveria e Kosovës, po ashtu, i bën thirrje të gjithë përfaqësuesve dhe subjekteve politike që në diskursin e tyre publik të mos etiketojnë, sulmojnë dhe linçojnë mediat publike dhe private, në funksion të respektimit dhe të mbrojtjes së fjalës së lirë”, thuhet në njoftim të Qeverisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme