Qeveria dërgon në Kuvend marrëveshjen për demarkacionin

Prishtinë | 04 Dhj 2017 | 10:45 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e sotme raportin e Komisionit Shtetëror për Shënimin e Vijës Kufitare me Malin e Zi dhe Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi me vetëm një abstenim.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se raporti dhe marrëveshja i dërgohen Kuvendit të Kosovës.

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, kritikoi këtë raport duke thënë se anëtarët e këtij komisioni nuk ofruan gjetje të reja.

Komisioni konstatoi se vija kufitare Kosovë-Mali i Zi nuk është në përputhje me vijën administrative të ish-Jugosllavisë.

Kreu i ekzekutivit në mbledhjen e parë ka shkarkuar kryetarin e Komisionit për shënjimin e kufizimit me Malin e Zi Murat, Mehën, në vend të tij e emëroi ish-deputetin e LDK-së, profesorin e Gjeografisë, Shpejtim Bulliqin.

Bulliqi ishte kundërshtari i madh i marrëveshjes për kufirin duke ofruar edhe dokumente që dëshmonin të kundërtën që kishte konstatuar komisionin shtetëror.

Kreu i AAK-së sa ishte opozitë bashkë edhe me Vetëvendosjen dhe partnerin e koalicionit të tanishëm Nisma për Kosovë, mandatin e kaluar kanë kundërshtuar versioni aktual të marrëveshjes me shtetin fqinjë nën pretendimet se Kosova ka humbur mbi 8 mijë hektar nga ky demarkim.

Marrëveshja u nënshkrua më 26 gusht nga atëherë zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi dhe dhe ministri i Brendshëm, Skender Hyseni, ndërsa për palën malazeze, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Igor Llukshiq, dhe ministri i Brendshëm, Rashko Konjeviq.

Ratifikimi i kësaj marrëveshje në Kuvend u vendos si kusht për të fituar liberalizimin e vizave, nga Bashkimi Evropian (BE).

Të ngjashme