Zëvendëskryeministrja, Emilija Rexhepi, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës ka nënshkruar sot Memorandum të Mirëkuptimit me Organizatën Ndërkombëtare të Komuniteteve (International Communities Organization).
Ky Memorandum do të shërbejë si bazë e investimeve me qëllim krijimin e vendeve të reja të punës me fokus te komunitetet jo shumicë, ngritjen e projekteve infrastrukturore dhe fuqizimin e ndërmarrjeve në qëllim të rritjes së stabilitetit në komuna.
“Qeveria jonë është e përkushtuar ndaj sundimit të ligjit e mbrojtjes së të drejtave të të gjithëve pa dallim. Sjellja e projekteve të reja është gjithmonë në qëllim të rritjes së prosperitetit, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës ndërmjet qytetarëve tanë”, thuhet mes tjerash në njoftimin zyrtar të zyrës së kryeministrit.