Qeveria e Kosovës ka miratuar Nismëën për marrëveshjen e kredisë për projektin “Kredia Emergjente për infrastrukture vitale” ndërmjet të Qeverisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), raporton Ekonomia Online
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami njoftoi se kredia emergjente kap vlerën e 30 milionë eurosh e cila do t’i ofrojë likuiditet ndërmarrjeve.
“Qeveria e ka paraparë inicimin e kredisë për Kredinë Emergjente për Infrastrukture vitale” me vlerë prej 30 milionë euro. Kjo kredi do ti ofrojë likuiditet ndërmarrjeve. është pjesë e fondit për rimëkëmbje ekonomike. Interesi prej 1% për tri vjet”, tha Bajrami.
Po ashtu Qeveria miratoi edhe Nismën për negocimin e marrëveshjes së grantit për projektin “Kosovë: Autostrada Kijevë-Zahaq: Financimi i rrugës dhe studim institucional” ndërmjet Qeverisë dhe BERZh-it.
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, njoftoi se granti parasheh fondin prej 100 mijë eurosh për financimin e rrugës së autostradës.
“MF parasheh inicimin e grantit të përfaqësuar nga MF-ja dhe BERZh-it. I mbështetur nga fondi special, me vlerë prej 100 mijë euro për financimin e rrugës për autostradën. Na duhet prapë miratimi i Qeverisë për grupin punues”.
Në këtë mbledhje u miratua edhe Nismën për negocimin e marrëveshjes për zgjatjen e grantit për financimin e projektit “Kosovë: Rrugët rajonale: Mbështetje për njësitë Zbatuese të projektit” ndërmjet Qeverisë dhe Bankës Evropiane për Rinërtim dhe Zhvillim.
Ministrja e Financave deklaroi se bëhet fjalë për 45 mijë euro për të mbuluar shërbimet e konsulentit.
Gjithashtu në mbledhjen e së enjtes u miratua edhe Propozim-vendimit për të kërkuar nga presidenti për autorizimin e Ministres së Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes së akrediaë mes Kosovës dhe BE-së e përfaqësuar nga Komisioni Evropian, e titulluar “Ndihma Makro-Financiare për Kosovën”.
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, theksoi se KE-ja huazon Kosovës 100 milionë euro për pandeminë, raporton EO.
“Në kuadër të bashkëpunimit financiar Komisioni Evropian huazon 100 milionë euro në formë të huas për pandeminë për Kosovën”.
“Do të bëhen në dy mënyra kur marrëveshja bëhet efektive dhe kur të plotesojen kriterët e parapara në memorandum”, u shpreh ajo.