Qeveria do të ndërtojë shtëpi për komunitetet pakicë në veri

Prishtinë | 02 Pri 2024 | 16:21 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka njoftuar për ndarjen e 4 milionë eurove për ndërtim të shtëpive për komunitetet jo-shumicë në katër komunat veriore.

“Këto mjete do të shfrytëzohen për komunitretet pakicë në katër komunat në veri të vendit. Thirrja do të bëhet publike shumë shpejt dhe do të ndërtohen shtëpi për persona që s’kanë pasur mundësi të ndërtojnë shtëpi dhe të jetojnë në veri të vendit”, ka deklaruar ai pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

Krasniqi ka thënë se arsyeja e kësaj iniciative ndërlidhet me përvojën e thirrjes së hapur në dhjetor të vitit 2023, e cila ka pasur si epilog ndërtimin e  21 shtëpive. Sipas tij, interesimi i lartë i aplikantëve e ka bërë qeverinë që të bëjë rindarjen e mjeteve.

 “Do të përcaktohen kriteret për këto subvencione, do të hapet thirrja publike dhe do të përcaktohen edhe madhësitë e shtëpive dhe nga ajo do të kuptojmë edhe numrin e shtëpive që do t’i ndërtojmë”, ka thënë ai.

Ministri ka shtuar se deri më tani kanë arritur të ndërtojnë 57 shtëpi në një thirrje tjetër, e cila nuk ka qenë e specifikuar vetëm me komunat në veri të vendit por në gjithë territorin. Ai ka shtuar se janë në përfundim të thirrjes së dytë të kësaj natyre.

Ndërkaq, zëvëndësministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit Daulina Osmani, ka thënë se gjatë mbledhjes së sotme qeveria ka miratuar programi për përfomancën të lartë sportive “super sportistët”, sipas saj, ky program i dedikohet mbështetjes së sportistëve për gjatë karrierës së tyre aktive.

“Në mbledhjen e sotme të qeverisë kemi miratuar programi për përfomance të lartë sportive “super sportistët” i cili dedikohet të rinjëve tanë me talent në sport, ashtu siç të gjithë e dimë sportistet janë aset i vendit tonë të cilët ndërvite kanë luajtur rol të jashtëzakonshëm në ndërtimin dhe promovimin e imazhit pozitiv të Republikës së Kosoves në arenen ndërkombëtare. Në politikat ekzistuese për zhvillimin e sportisteve mbështetja që i është bërë deri më tani nuk ka qenë e strukturuar dhe e rregulluar për brenda një programit të veqant andaj edhe shumë shpesh ka ditur të haset të këtë vështirësi në zbatim për shkak të planifikimit jo të mirë, ajo e cila ndër vitë është mire e rregulluar dhe vazhdon të ju sherbej sportistëve është pikërisht mbështetja e orientuar në formë të shpërblimeve që ju jipet sportisteve pas arritjes së rezultatit ndërkombëtar. Për këtë ky program pikërisht i dedikohet mbështetjes së tyre për gjatë rrugetimit të tyre drejt sukesesit do të thotë për gjatë karrierës së tyre aktive. Programi do të identifikojë dhe do të përzgjedh talentet që i kemi do të ndimoj do të lehtsoi zhvillimet e tyre drejt medaljeve të garave të lojëtareve ndërkombetare”, ka thënë ajo. Ajo ka thënë se synimet e programit janë rritja e numrit të sporteve me rezultate në arenen ndërkombëtare dhe njëkohësisht rritja e medaljeve të Kosovës në gara të ndryshme”.

“Synimet e programit janë rritja e numrit të sporteve me rezultate lojtare në arenen ndërkombëtare dhe njëkohesisht rritja e medaljeve të Kosoves në gara të ndryshme siq janë lojërat olimpike dimërore dhe verore kampionatet evropiane e boterore lojërat mesdhetare si dhe të gjitha garat e tjera që dedikohen grup moshave. Programi ka afat prej 12 vitesh dhe është i ndarë në tri pika kyqe në lojërat olimpike 2028 lojërat mesdhetare 2030 dhe lojërat olimpike 2032”. “Sot në qeveri me vendimin që e kemi miratuar për zbatimin e ciklit olimpik 2024-2028 programi super sportist ka buxhet në vlerë prej 4 milionë eurove për zhvillimin planifikimin koordinimin monitorimin dhe vlerësimin e këtij programi sot po ashtu është themeluar edhe komisioni për përformancën të lartë sportive me këtë përbërje: Driton Kuka, trajner me rezultate të dëshmuar në arenën ndërkombëtare kryesues, Edmond Azemi, Arsim Maxhera, Kushtrim Krasniqi dhe Shkëlqim Sadriu, dy të fundit përfaqësues të komitet olimpik të Kosovës dhe Ministrisë se Kulturës dhe Sportit në rolin e anëtarit”, ka thënë ajo.

Të ngjashme