Gjysmë milioni maska do të shpërndahen për qytetarët në Kosovë

Prishtinë | 27 Kor 2020 | 15:41 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës do të shpërndajë maska dhe dezinfektues për komunat e Kosovës. Kjo është bërë e ditur nga Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri të hënën në një konferencë për medie, raporton EkonomiaOnline.

Tahiri ka thënë se ky donacion ka ardhur nga diaspora, si dhe nga Jordania.

“Kemi një donacion të ardhur nga diaspora. Janë më shumë se gjysmë milion maska dhe mjete tjera mbrojtëse. Rezultatet nuk janë të kënaqshme por po na detyrojnë të kemi mbrojtje të higjienës, distancës”, ka shtuar Tahiri.

…”gjendja nuk është më e mira, por mund ta konfirmoj në emër të Qeverisë se përkushtimi i qeverisë është maksimal”.

“Kemi pranuar ndihmë nga Jordania. Kanë ardhur gjysmë milion maskash, bashkë me gel dezinfektues, mantila. Ne bashkërisht me MSH-në kemi bërë një kriter të shpërndarjes në bazë të numrit të banorëve”, është shprehur ai, raporton EO.

Të ngjashme