Qeveria do t’i paguajë specializantët deri në muajin gusht

Prishtinë | 12 Jan 2022 | 10:57 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’i paguajë specializantët deri në muajin gusht, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi tha se mjetet do të ndahen nga kategoria buxhetore subvencione dhe transfere.

Sipas tij, ky vendim vjen pas largimit të mjekëve nga vendi dhe pandemisë.

“Ministria e Shëndetësisë kërkon nga Qeveria e Kosovës që t’i financojë specializantët”.

“Kërkojmë që të lejohet realizimi i kësaj mbështetjeje nga kategoria buxhetore subvencione dhe transfere, prej muajit janar deri në muajin gusht 2022”.

Të ngjashme