Qeveria e Francës dha dorëheqje

Prishtinë | 11 Maj 2017 | 14:28 | Nga

Pas deklarimit zyrtar se Emmanuel Macron është zgjedhur president i Francës qeveria ka dhënë dorëheqje, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti François Hollande i cili do të lë detyrën e presidentit të Francës ka pranuar dorëheqjen e paraqitur nga kryeministri Bernard Cazeneuve.

Duke i shprehur falënderimet kryeministrit Cazeneuve për detyrën e kryer gjatë 6 muajve, Hollande ka kërkuar të qëndrojë në detyrën e tij deri në formimin e qeverisë së re.

Kryetari i Këshillit Kushtetues të Francës, Laurent Fabius në një deklaratë ka njoftuar se Emmanuel Macron duke marrë 66.10 përqind të votave në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, sipas rezultateve zyrtare është zgjedhur presidenti i ri i vendit.

Pritet që Macron detyrën e presidentit ta marrë nga Hollande këtë të dielë.

Në Francë më 11 qershor do të mbahet raundi i parë i zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. Nëse në raundin e parë asnjë parti nuk arrin shumicën absolute më 18 qershor do të mbahet raundi i dytë për partitë që kanë kaluar 12.5 përqind të votave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme