Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se janë të hapur për të diskutuar harmonizimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, nga propozimet që vijnë nga deputetët e opozitës.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se ky ligj është shumë i rëndësishëm të votohet sa më shpejtë.
“Ministria e Financave, si sponsorizuese e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike është e hapur që të inkorporoj nene të veçanta në mes të dy leximeve, që mund të propozohen nga deputetët e opozitës apo edhe nga partnerët e koalicionit. Është e rëndësishme që ky ligj të kaloj sa më shpejtë dhe qytetarëve e bizneseve t’u ofrohet një mundësi shtesë për tejkalimin e situatës së shkaktuar nga pandemia COVID 19. Të bashkëpunojmë ngushtë për të mirën e qytetarëve tanë”, ka shkruar ajo.
Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike, ka dështuar dy herë të votohet në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës.