Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij para kabinetit të tij qeverisës, ka folur për punën e qeverisjes për këta nëntë muaj, raporton Ekonomia Online.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar të gjitha projektligjet për vitin 2022, raporton Ekonomia Online.
Shefi i ekzekutivit, Albin Kurti, ka kërkuar miratimin e planit strategjik dhe operacional të qeverise së tij. Ai ka thënë se ky projekt është instrumenti kryesor për zbatimin politik për të zbatuar programin qeverisës 2022-2025, që sipas tij reflekton angazhimin për të dëshmuar punën e qeverisë.
Ai ka propozuar themelimin e komisionit ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të arsimit.
“Propozoj të themelohet komision ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të arsimit në vend. Komisioni do të ketë përbërje, kryeministrin, ministren e arsimit, Arbëre Nagavci. Komisioni mund të themelojë Task-forcë lidhur me sistemin e arsimit aftësimit profesional”, ka thënë ai.