Në mbledhjen e qeverisë është miratuar Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Sigurime Sociale ndërmjet Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës si dhe projektligji për Marrëveshjes për Sigurime Sociale ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica theksoi se marrëveshja mundëson realizimin e e të drejtave të qytetarëve në presione, që më herët kanë punuar në Zvicër dhe tani jetojnë në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
“Kjo marrëveshje siguron realizimin e të drejtave të qytetarëve të Kosovës në pensione të moshës pensione familjare dhe të punës për ata qytetarë që kanë punuar në Zvicër e tani jetojnë në Kosovë”.
Ministri tha se edhe marrëveshja për sigurime sociale me Mbretërinë e Belgjikës do të mundësojë realizimin e të drejtave për qytetarët e Kosovës, të drejta këto të cilat nuk janë realizuar më herët, raporton Ekonomia Online.