Qeveria e Kosovës: Votimi kundër pranimit të Kosovës në Interpol i shërben vetëm krimit

Prishtinë | 20 Nën 2018 | 10:29 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Republikës së Kosovës ka shprehur zhgënjimin që Kosova nuk ka marrë vota të mjaftueshme për anëtarësim në INTERPOL.

Përmes një komunikate për medie, Qeveria ka falënderuar të gjitha shtetet që kanë votuar për.

Komunikata e plotë:

“Sot, Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it, në sesionin e saj të 87-të votoi kundër anëtarësimit të Policisë së Kosovës në këtë organizatë.

Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh zhgënjimin e saj të thellë që Kosovës i është pamundësuar të jetë pjesë e familjes botërore të Policisë, që lufton krimin transnacional.

Fushata e egër e Republikës së Serbisë dëshmoi edhe njëherë karakterin e saj kundër Kosovës dhe kundër idesë për normalizim të raporteve me Republikën e Kosovës, aq më parë, kur ky anëtarësim ishte teknik dhe jo politik.

Votimi kundër pranimit të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare i bën shërbim vetëm krimit dhe kriminelëve dhe askush nuk do të duhej t’i gëzohej këtij fakti.

Qeveria e Republikës së Kosovës, falënderon të gjitha shtetet që votuan për, si dhe të gjithë ata që u përpoqën ta ndihmojnë Kosovën në këtë proces të rëndësishëm.

Kosova do të vazhdojë konsolidimin e institucioneve të saj dhe në një të ardhme shumë të afërt do të jetë edhe anëtare e plotë e INTERPOL-it.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme