Qeveria e Kosovës ne mbledhjen e radhës ka miratuar vendimin për të kërkuar nga presidenti dhënien e autorizimit ministrit të Shëndetësisë për nënshkrimin e amendamentit të marrëveshjes dypalëshe ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut mbi projektin e bashkëpunimit për zhvillim, programi për mbështetjen e Shëndetësisë së Kosovë, Faza II, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj tha se Qeverie e Luksemburgut është partnerë kryesor i shëndetësisë në Kosovë.
“Ministria e Shëndetësisë është në zbatim të programit. Projekti ngërthen rritjen e kapaciteteve në shëndetësi. Projekti ofron mbështetje edhe për spitalet”.