Qeveria e Maqedonisë me reagim: Policët serbë patrullojnë që nga viti 2014 gjatë verës

Prishtinë | 27 Kor 2024 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Astrit Iseni, zëvendësministër në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, ka reaguar në lidhje me lajmet se gjatë verës do të patrullojnë policët e Serbisë në Ohër.

Në reagimin e tij, Iseni ka sqaruar se një marrëveshje e tillë ekziston qëmoti.

Madje, sipas Isenit, “që nga viti 2014” në Maqedoninë e Veriut patrullojnë policët e Serbisë gjatë verës.

“Reagim

Që nga viti 2014 në RMV gjatë sezonit të verës patrollojnë policë nga vendet fqinje siç janë Kosova, Shqipëria, Mali i Zi e Serbia

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut intensivisht bashkëpunon me shtetet fqinje në mënyrë të shkëlqyer në fushën e sigurisë duke nënshkruar marrëveshje, protokolle dhe memorandume bashkëpunimi. Ne vazhdën e këtij bashkëpunimi policor, Ministria e Punëve të Brendshme ka nënshkruar edhe protokolle bashkëpunimi gjatë sezonit turistik të vitit 2014 me këto shtete: Shqipëria, Kosova, Kroacia, Mali i Zi dhe Serbia. Këto protokolle janë implementuar intensivisht dhe çdo sezon turistik bëhet shkëmbimi i zyrtarëve policor në vendet turistike. Për momentin në Maqedoninë e Veriut, konkretisht në Ohër, gjenden zyrtarë policor nga Shqipëria dhe ne bazë të reciprocitetit kemi zyrtarë policorë nga MPB-ja e RMV-së edhe në Shqipëri, në Mal të Zi dhe tani nga Serbia” – ka sqaruar ai.

Të ngjashme