Qeveria e Kosovës e ka miratuar Projektligjin për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, raporton Ekonomia Online.
Zv.ministri i Punëve të Brendshme Bardhyl Dobra, tha se ky Projektligj synon të përmirësoj menaxhimin e emergjencave dhe forcimin e sigurisë kombëtare.
“Ky Projektligj përfshin rolin e Agjencisë në menaxhimin e emergjencave në nivel kombëtar, përgatitjen dhe koordinimin e strukturave të shpëtimit dhe mbrojtjes si dhe bashkëpunim ndërkombëtar në fushën e sigurisë civile”.
“Objektivi kryesor është të vendoset një kuadër ligjor për funksionim efikas të agjencisë së menaxhimit emergjent duke përmirësuar menaxhimin e emergjencave dhe forcimin e sigurisë kombëtare”.
LEXONI EDHE: