Qeveria e Kosovës ka miratuarProjektligjin për Pagat në Sektorin Publik, si dhe Projektligji për Zyrtarët Publik, pa asnjë votë kundër apo abstenim, raporton Ekonomia Online.
Tutje me këtë rast, ministri Xhelal Sveçla e ka paraqitur për votim edhe Projektligjin për Paga.
“Mungesa e deritanishme e bazës ligjore që rregullon sistemin e pagave në sektorin publik dhe një mori padrejtësisht me vlerësimin e të punësuarve, përcaktimi i pagës me pothuajse 60 akte të veçanta ka fragmentuar sektorin dhe ka shfaqur mungesën e transparencës”.
“Si Ministri përgjegjëse kemi kërkuar një kohë të gjatë analizën e situatës që ka caktuar thelbin e punës në sektorin publik. Sot propozojmë para jush projektligjin për paga në sektorin publik. Reforma në administratë publike është e mangët pa ligjin për paga, prandaj ky ligj synon mirëmbajtjen dhe rregullat e pagës. Kjo s’mund të arrihet ndryshe përpos barazisë dhe drejtësisë. Miratimi i këtij ligji duke marrë parasysh rëndësinë që ka ju ftoj të votoni”, tha Sveçla.