Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC) ka thënë se Qeveria e re të filloj pa hezitim zgjidhje e problemeve të zjarrfikësve shpëtues.
Postimi i plotë:
Asnjëra nga Qeveritë e kaluara, nuk ka arritur deri me tani që të zgjidh problemet e shumta të zjarrfikësve shpëtues të Kosovës, duke përfshirë edhe statusin e padefinuar.
Qeveria e re qysh në fillim duhet që ti qaset me seriozitet dhe pa hezitim kësaj teme.
Rregullimi juridik i shërbimit të Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit, zbatimi i kërkesave që i’u takojn me ligj zjarrfikësve, si dhe përmirësimi i kushteve të punës dhe pajisjeve, do të duhej të filloj menjeherë, si pikënisje për zgjedhjen e problemeve të shumta në fushën e emergjencave civile.
Në përgjithësi, sektori i sigurisë duhet të jetë prioritet i Qeverisë së re. Dhe, në veçanti, emergjencat dhe reagimi kombëtar duhet të marrin vëmendjen qeveritare dhe të mos neglizhohen si në të kaluarën.