Në mbledhjen e sotme të qeverisë është votuar pro koncept-dokumentit për Kodin e Procedurës Civile.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka theksuar se në kuadër të reformave në drejtësi ka ndërmarrë hapat e nevojshëm edhe për hartimin dhe tash finalizimin e këtij koncept-dokumenti, raporton Ekonomia Online.
“Ky proces i hap rrugë hartimit të Kodit të Procedurës Civile, si një dokument i rëndësishëm në kodifikimin e ligjeve nga fusha procedurale civile”.
“Synimi i MD-së është që brenda këtij viti të kodifikojë fushën civile si degë e së drejtës në dy dokumente ligjore siç është Kodi Civil, por edhe Kodi i Procedurës Civile”.