Qeveria emëron anëtarët e rinj të komisionit për demarkacion

Prishtinë | 22 Sht 2017 | 12:01 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me vendim të Qeverisë së Kosovës profesori Shpejtim Bulliqi do të drejtojë Komisionin qeveritar për demarkimin e kufirit me Malin e Zi.

Vendimi i parë i kabinetit qeveritar në mbledhjen e sotme ka qenë emërimi i anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror.

Komisioni do të kryejë detyrat në pajtim me Ligjin për Kontrollin dhe Mbikëqyrjen e Kufirit Shtetëror dhe Rregulloren e Qeverisë së Republikës së Kosovës për Punën e Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror.

Kjo është përbërja e plotë e Komisionit: Shpejtim Bulliqi,  Universiteti i Prishtinës,  kryesues; Zejnullah Gruda,  Universiteti i Prishtinës, anëtar; Martin Berishaj,  Universiteti i Lubjanës, anëtar; Hamit Basholli, Gjeodet, anëtar; Florim Isufaj,  Universiteti i Prishtinës, anëtar.

Në Komision do të përfaqësohen edhe nga një përfaqësues i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës; i Ministrisë së Punëve të Brendshme; i Ministrisë së Infrastrukturës; si dhe dy përfaqësues të komunitetit, pa të drejtë vote (Riza Smakaj dhe Zymer Neziri).

Kryeministri Haradinaj tha se ky është një përmbushje e një obligimi ligjor pasi që ka pasur një vakuum pas ndërprerjes së mandatit të komisionit paraprak.

Kreu i ekzekutivit në mbledhjen e parë ka shkarkuar kryetarin e Komisionit për shënjimin e kufizimit me Malin e Zi Murat, Mehën, në vend të tij e emëroi ish-deputetin e LDK-së, profesorin e Gjeografisë, Shpejtim Bulliqin.Bulliqi ishte kundërshtari i madh i marrëveshjes për kufirin duke ofruar edhe dokumente që dëshmonin të kundërtën që kishte konstatuar komisionin shtetëror.

Kreu i AAK-së sa ishte opozitë bashkë edhe me Vetëvendosjen dhe partnerin e koalicionit të tanishëm Nisma për Kosovë, mandatin e kaluar kanë kundërshtuar versioni aktual të marrëveshjes me shtetin fqinjë nën pretendimet se Kosova ka humbur mbi 8 mijë hektar nga ky demarkim.

Marrëveshja u nënshkrua më 26 gusht nga atëherë zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi dhe dhe ministri i Brendshëm, Skender Hyseni, ndërsa për palën malazeze, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Igor Llukshiq, dhe ministri i Brendshëm, Rashko Konjeviq.

Dëshmitarë të nënshkrimit ishin kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, kryetari i Malit të Zi, Fillip Vujanoviq, si dhe ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz.

Ajo ndonëse u soll në kuvend nga qeveria nuk u hedh as një herë në votim.Ratifikimi i kësaj marrëveshje në Kuvend u vendos si kusht për të fituar liberalizimin e vizave, nga Bashkimi Evropian (BE).

 

Të ngjashme