Në mbledhjen radhës Qeveria e Kosovës ka emëruar bordet e tri ndërmarrjeve publike, raporton Ekonomia Online.
Ajo ka emëruar bordet, e “Ibër Lepenci”, Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjoni Jugor” dhe Ndërmarrjes Publike të Ujësjellësit “Bifurkacioni”.
Ndërsa, është bërë shkarkimi i Bordit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini”.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se kërkesa për emërimet është bërë për shkak të skadimit të mandatit të bordeve.
“Qeveria ka kompetencën për ushtrimin e të drejtave të aksionarit në ndërmarrjet publike. Hydet Myrdyti emërohet kryeshefe e ndërmarrjes ‘Ibër Lepenci’ dhe Avni Gjonbalaj si anëtar”.
Ndërsa për shkarkimin e bordit të “Hidrodrinit”, Bislimi tha se shkarkimi i Bordit vjen pas helmimit të qytetarëve në Deçan, raporton EO.
“Kërkesa për shkarkimin e Bordit, bëhet për arsye se i njëjti bord ka dështuar në përmbushjen e detyrimeve”.