Qeveria emëron Bordin e Drejtorëve të “Infrakosit”

Prishtinë | 22 Mar 2023 | 12:07 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka emëruar Edona Nahin si kryesuese e Bordit të Drejtorëve të ndërmarrjes “Infrakos”, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa anëtarë janë zgjedhur Genc Hundozi, Besarta Zuka e Fitim Raci. Kryeministri Kurti tha se nga Komisioni vlerësues kanë kandiduar 48 kandidatë.

Të martën Qeveria ka vendosur po ashtu që ta plotësojë vendimin e majit të vitit të shkuar, për të vendosur masa kufizuese kundër grupit “Wagner”, duke i përputhur në linjë vendimin me masat që kanë ndërmarrë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian ndaj këtij grupi, që po lufton krah Rusisë në pushtimin e Ukrainës.

Në mbledhje, Qeveria ka ndarë mbi 300 mijë euro për mbështetjen e gazetarëve ukrainas dhe afganë të strehuar në Kosovë.

Të ngjashme