Qeveria e Kosovës ka aprovuar pas asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim emërimin drejtorëve të bordeve të gjashtë ndërmarrjeve publike, raporton Ekonomia Online.
Ekzekutivi morri vendim për emërimin e drejtorëve në Bordin e Ndërmarrjes Publike Posta e Kosovës; në Bordin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”; për emërimin e drejtorëve në Bordin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini sh. A”, Pejë; Bordin e Kompanisë Rajonale të Ujitjes “Drini i Bardhë Sh. A”, Pejë; për emërimin e drejtorëve në Bordin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” si dhe qeveria ka aprovuar Propozim-vendimin për emërimin e drejtorëve në Bordin e Kompanisë Rajonale të Ujitjes “Radoniqi-Dukagjini Sh. A”, Gjakovë.