Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi deklaron se Kuvendi dhe Qeveria e re do të formohen brenda 15 ditëve.
E sa i përket thirrjes së Ramush Haradinajt për takim me krerët e partive tjera jashtë koalicionit PAN, Krasniqi u shpreh se si koalicion janë të hapur për të gjitha partitë.
Për Tribuna Channel ai tha se është e natyrshme që të bisedohet me secilin deputet që dëshiron ta çojë vendin përpara.
Krasniqi ka folur edhe për mundësinë që kreu i PDK-së, të kandidojë për të parin e Kuvendit.
Shpjegon se vendim e merr vet Veseli por sqaron se nuk ka ende ndonjë vendim të tillë.
Sipas Krasniqit e rëndësishme është që ta kemi një qeveri më efikase, sepse sipas tij, ajo e kaluara nuk ishte e tillë.