Halil Matoshi, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se pritjet janë që ky subjekt politik shumë shpejt do të reflektojë në këtë drejtim.
Ai ka mohuar se Haradinaj është duke negociuar që Lista Serbe të kthehet në Qeveri me kushte.
Kurse njohësit e rrethanave politike në vend dhe opozita e kanë kritikuar sjelljen e Listës Serbe.
Sipas tyre, dalja në opozitë e kësaj partie dhe mbajtja e funksioneve qeveritare është përbuzje e sistemit shtetëror.