Qeveria holandeze pjesërisht përgjegjëse për masakrën e Srebrenicës

| 27 Qer 2017 | 12:10 | Nga

Një gjykatë ka marrë vendim që qeveria e Holandës, është pjesërisht përgjegjëse për vdekjen e 300 myslimanëve të cilët ishin vrarë në masakrën e Srebrenicës.

Gjykata e Apelit në Hagë, kryesisht ka mbështetur vendimin e një Gjykate Civile të vitit 2014, ku ishte thënë që ky shtet ishte pjesërisht përgjegjës për vdekjen e myslimanëve boshnjak, të cilët ishin kthyer mbrapsht nga paqëruajtësit holandez të OKB-së.

Gjykatësi Gepke Dulek ka thënë që viktimave u është “mohuar shansi për mbijetesë” në momentin kur janë nxjerrë nga një kamp holandez së bashku me disa refugjatë të tjerë që kërkonin strehim aty.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme