Qeveria e Kosovës ka miratuar koncept-dokumentin “Aplikimi për vende pune nga pjesëtarët e komuniteteve joshumicë që posedojnë diploma të lëshuara nga institucionet paralele arsimore në Kosovë ku zhvillohet mësimi në gjuhën serbe”, raporton Ekonomia Online.
I pari i Qeverisë, Ramush Haradinaj, tha se ky dokument do të shërbejë për të rregulluar një çështje për mësimin në gjuhën serbe për të aplikuar për punësim dhe marrjen e licencave profesionale në Kosovë.
“Ky koncept dokument është për të rregulluar një çështje për mësimin në gjuhën serbe për të aplikuar për punësim dhe marrjen e licencave profesionale në Kosovë”, tha ai.
Ministri i MAShT-it, Shyqiri Bytyqi, tha se për këtë çështje duhet edhe bashkëpunimi i ministrisë së Arsimit në mënyrë që të jenë të informuar me këtë proces.
“Për certifikimin e diplomave duhet edhe bashkëpunimi i MAShT-it dhe ne duhet të jemi të informuar për një çështje të tillë”, tha Bytyqi.