Qeveria i ndan mbi 10 mijë euro për Këshillin Kombëtar Shqiptar të Luginës

Prishtinë | 19 Qer 2024 | 20:49 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës i ka ndarë 10 mijë e 270 euro për Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Vendimi u mor në mbledhjen e ekzekutivit, që u zhvillua online.

Ndarja e këtyre parave, u bë me qëllim të përkrahjes së aktiviteteve lobuese të këtij këshilli, gjatë vizitës në Gjermani këtë muaj.

Kjo u bë e ditur në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Të ngjashme