Qeveria e Kosovës ka ndarë 20 mijë euro për të ndihmuar ekspeditën e alpinistes Uta Ibrahimi.
Ndërsa ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, kërkoi nga kryeministri që të ndiqet rruga ligjore për ndarjen e këtyre mjeteve në kuadër të ndihmës së sportistëve që iu bëhet federatave.
Mirëpo zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj tha se nëse Kabineti Qeveritar e amniston një çështje të tillë, atëherë edhe ministri duke qenë që është pjesë e Kabinetit Qeveritar duhet ta përkrahë një gjë të tillë.
Përkundër kësaj, ministri Kujtim Gashi ka votuar kundër, raporton Ekonomia Online.