Qeveria e Kosovës në krye me Avdullah Hotin ka mbajtur sot mbledhjen e 49’të, ku ka marrë disa vendime.
Në këtë mbledhje, Qeveria ka aprovuar edhe kërkesën e Ministrisë së Shëndetësië me të cilën autorizohet pagesa e avancit 100 përqind, në vlerë prej rreth tetë milionë euro për furnizim me pajisje mjekësore që janë të nevojshme për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, shkruan Express.
Avanci bartet në vitin e ardhshëm fiskal dhe mbetet i hapur në një afat prej 7 muaj dhe do të mbyllet, përkatësisht arsyetohet nga Ministria e Shëndetësisë ashtu siç pranohen faturat dhe pajisjet e porositura sipas procedurave të blerjes së pajisjeve mjekësore, por jo me vonë se 30.06.2021”, ka njoftuar ZKM-ja.
Ky vendim i mundëson Ministrisë së Shëndetësisë që të ndërmarrë të gjitha procedurat e nevojshme ligjore për zbatimin e Marrëveshjes Ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim
“Lidhur me Financimin e Projektit Emergjent Covid-19 për Kosovën, që është bazuar në Marrëveshjen në mes Ministrisë së Shëndetësisë të Kosovës (MSH) dhe Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS)”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.