Qeveria ia transferon 820 mijë euro MSh-së, do të shfrytëzohen kundër Coronavirusit

| 23 Pri 2020 | 18:34 | Nga

Ministria e Shëndetësisë do të ketë në dispozicion edhe 820 mijë euro për luftimin e pandemisë COVID-19,

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Zyra e Kryeministrit ka bërë me dije se në mbledhjen e Qeverisë në detyrë është është miratuar kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për transferim të mjeteve në shumë prej 820 mijë euro nga kategoria e subvencioneve te programi aftësimi specialistik dhe EVM në programin Shërbimet Përkatëse Farmaceutike

“Në mbledhje është miratuar kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për transferim të mjeteve në shumë prej 820,000 euro nga kategoria e subvencioneve te programi aftësimi specialistik dhe EVM në programin Shërbimet Përkatëse Farmaceutike dhe do të shfrytëzohen për luftimin e pandemisë Covid 19”, thuhet në komunikatë

Të ngjashme