Një dekret i ri i Qeverisë në Itali ka ndaluar stërvitjet në komplekse sportive për profesionistët deri së paku më 13 prill, për shkak të rrezikut nga koronavirusi, duke i dhënë kështu edhe fund debatit mes klubeve, shkruan “Football Italia”.
Kryeministri i Italisë, Giovanni Conte ka konfirmuar masat në konferencë për media dhe ka shtuar një pikë të re.
Nuk do të ketë stërvitje në infrastrukturë sportive, edhe për profesionistët, deri së paku më 13 prill.
Kjo i jep fund diskutimeve mes klubeve, Lega Serie A dhe Asociacionit të Futbollistëve Profesionistë në Itali se kur duhet të nisin stërvitjet.
Disa klube, ndër to Lazio e Napoli, po i shtyjnë lojtarët që të kthehen në stërvitje në grupe të vogla apo edhe të udhëtojnë në seli të klubit për testime.
“Risia e vetme është sa i përket seancave stërvitore për sportistët. Ne i kemi ndaluar ato për të siguruar që klubet të mos kërkojnë performancë sportive, edhe nëse bëhet fjalë vetëm për seancë stërvitore”, ka thënë Conte.