Qeveria ka miratuat propozim vendimin për shpronësimin e pronës në Krushë të Madhe që ajo të shfrytëzohet për shtëpinë muze të Ukshin Hoti, kjo me qëllim ruajtjen e vlerave historike të trashëgimisë kulturore të Kosovës.
Zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Besim Demi, tha se janë përmbushur të gjitha kriteret për shpronësimin e kësaj prone.
“Departamenti i shpronësimit në kuadër të MMPH ka shqyrtuar kërkesën dhe ka konstatuar se janë përmbushur të gjitha kriteret andaj edhe kërkon nga Qeveria miratimin e propozim-vendimit”.
Shtëpia e tij është shpallur si Muze në vitin 2013.