Në Kosovë ka ardhur koha që të veprohet lidhur me largimin e bërllokut. Kështu tha kryeministri Ramush Haradinaj në mbledhjen e qeverisë në të cilin edhe është vendosur për krijimin e një task force për pastrimin e ambientit, raporton Ekonomia Online.
“Kosova i ka dy njolla të zeza, njëra është korrupsioni, paragjykimi por edhe kjo bërlloku, hudhja e bërllokut, krejt na gjykojnë për këtë. Ka ardhë koha që me ndryshu këtë. Është shumë me rëndësi me vepru në këtë drejtim”.
Sipas Haradinajt, pjesë e kësaj task force do të jenë të gjithë mekanizmat e nevojshme, raporton EO.