Jo vetëm asociacion etnik, por edhe autonomi për veriun, na thonë vizitat nga ShBA-ja e BE-ja. E pala e Kosovës nuk ka më as si të mbrohet e kundërshton.
Ajo ka zbritur jetën e serbëve, qytetarë të Kosovës në çështje sigurie. Kurti acaroi raportet në vendet ku dihej që shteti i Kosovës nuk është i konsoliduar, dhe kështu shtyu situatën në skajin e saj të dëmshëm.
Autonominë nuk e gjetën, atë e krijuan. Arsyet tjera janë veç arsyetime. Kjo duhet kundërshtuar njëzëri.
Nëse vërtet duam të flasim nën dritën e kompromisit në emër të zgjidhjes dhe marrëveshjes si mundësi, ajo ka një adresë të qëndrueshme dhe të sigurt: ripërcaktimin e kufirit, i cili ripërcakton edhe marrëdheniet mes dy vendeve.
Tek pastaj mund të flasim në termat e paqes dhe barazisë.