Qeveria Kurti me Plan Kombëtar për Zhvillim, synon përmirësimin e qeverisjes

Prishtinë | 12 Tet 2022 | 12:18 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria synon të kalojë në një platformë të re planifikimi – respektivisht Planin Kombëtar për Zhvillim (PKZH).

Para kabinetit qeveritar të martën, Kurti tha se kalimi në këtë platformë do të përmirësojë ndjeshëm vlerësimin e performancës së Qeverisë.

“Duam t’i integrojmë bashkë strategjinë kombëtare për zhvillim dhe planet strategjike e operacionale të Zyrës së kryeministrit dhe ministrive. T’i bëjmë bashkë këto dyja në një platformë të vetme”.

“Kalimi në Planin Kombëtar për Zhvillim do ta lehtësojë planifikimin dhe mbi të gjitha do ta përmirësojë ndjeshëm mbikëqyrjen dhe vlerësimin e performancës së Qeverisë”.

Tutje, shtoi se PKZH-ja do të ndikojë në përmirësimin substancial të qeverisjes në përgjithësi.

“Pritet nga të gjitha ministritë dhe ZKM-ja që të bashkëpunojnë në mënyrë aktive. 10 punëtori do të organizohen gjatë javës së fundit të tetorit (25 tetor-1 nëntor ) dhe dy javët e fundit të nëntorit (17-30 nëntor) për këtë çështje”.

Të ngjashme