Ngritja e çmimeve në këto kategori e vështirëson jetën e çdo qytetari dhe të çdo familje në Kosovë, asnjë nga këto shpenzime nuk janë shpenzime për #luks, por janë shpenzime të domosdoshme për çdo familje.
Me këtë mendësi qeverisëse qytetarët do të punojnë vetëm për të siguruar kafshatën e gojës si dhe për ti paguar faturat e shërbimeve publike të cilat po rriten me shpejtësi, deri sa as që mund të flitet për investime të reja në familjet kosovare të cilat do të ndikonin ngritjen e kualitetit të jetës.
51% e popullit që e votuan këtë qeveri a presin zhvillim të qëndrueshëm #ekonomik, krijim të vendeve të #reja të punës, si dhe rritje #pagash për punonjësit e sektorit privat dhe publik?
Me këtë mentalitet qeverisës kriza financiare ne vend do të shkoj drejt përkeqësimit, Kosova do të bëhet shtet #social.
Këtë e vërteton fakti që vetëm në Ambasadën e Gjermanisë muajin Janar kanë aplikuar për vizë 48.962 #qytetar, pra në mungesë të perspektivës numri i të rinjve që po largohen nga Kosova po shënon rritje ekstreme.
A është kjo qeveria e shpresës? A meritojnë më mirë qytetarët tonë?